Snopçe: Kuvendi i ASH-së mbahet nesër në Kumanovë, Kuvendi i Selës – tubim partiak!

Picture of INA
INA

07/02/2024

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në një intervistë për gazetën LAJM, ka thënë se Kuvendi i ASH-së do të mbahet të enjten në Kumanovë, kur do të konfirmohet mbështetja politike për kryetarin aktual Arben Taravarin. Mbledhjen e caktuar nga kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, për ditën e shtunë, Snopçe e ka quajtur tubim partiak pasi ai është i bindur se nuk do të ketë kuorum për të mbajtur mbledhje Kuvendi.

“Vulat nuk janë problem sepse kryetar i partisë është Arben Taravari. Si kryetar partie Arben Taravari normalisht se e ka edhe vulën,por nuk është ai problemi. Janë mbledhur edhe nënshkrime. Kur janë mbledhur edhe nënshkrime, ato nuk janë nënshkrime për të mbajtur kuvendin e partisë, janë nënshkrime të kuvendarëve që e përmbajnë z.Taravari në thirrjen e tij për të shkuar me opozitën. Janë mbledhur mbi 80 nënshkrime. Dhe normalisht për shkak të kësaj farse që u krijua dhe tash u pamundësua nga ana e pjesës tjetër që të shkohet në kuvend ditën e shtunë sepse u bë ai puçi, tentativa për puç në mbledhjen e qeverisë, pra ne do të mblidhemi ditën e nesërme në Kumanovë dhe do ta konfirmojmë mbështetjen e Taravarit. Mbështetjen politike z.Taravari e ka sepse e ka shumicën absolute të kuvendarëve dhe nesër do të verifikohet vetëm në mënyrë teknike-formale kjo mbështetje politike që z.Taravari e ka marrë nga ana e kuvendarëve të partisë”, tha deputeti i ASH-së Halil Snopçe për gazetën LAJM.

LAJM: A është legjitim kuvendi që pritet të mbahet të shtunën?

Snopçe: Nesër do të verifikohet se shumica e kuvendarëve janë pas Arben Taravarit dhe normalisht shumica e kuvendarëve do të marrin pjesë në Kumanovë ku do të demonstrohet mbështetja e fuqishme ndaj z.Taravari, atëherë ditën e shtunë nuk do të ketë as kuorum, ditën e shtunë mund të mbajnë vetëm tubim partiak.

TË FUNDIT
57 minuta
Vendimi i Kushtetueses, Kasami: Po punojmë që të kemi një ligj të veçantë për përfaqësimit adekuat të komuniteteve
57 minuta
Konstruksioni i dritares bie mbi punëtoren e higjienës! VMRO akuzon se shkolla e Vizbegut është ndërtuar pa standarde
1 orë
Minçev: Kreshnik Bekteshi ka mbështetur strategji ku thuhej se është tejkaluar nevoja për “Balancuesin”
2 orë
Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!
2 orë
Ahmeti: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

ME TE LEXUARA

1 ditë
Antikorrupsioni mbyll lëndën ndaj Mickoskit dhe djalit të tij për udhëtimin në Uashington
15 orë
Kasami: BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton
24 orë
Janevska: Premtuam dhe po bëjmë hap para në transformimin digjital
3 orë
Taravari: Ligji që e propozojmë ne, shumë më i mirë se “Balanceri”
1 ditë
Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?
20 orë
LEVICA: Kasami paralajmëron banknota dygjuhëshe – VMRO lejon federalizimin pas dyerve të mbyllura
1 ditë
Filipçe: Ne duhet të dimë se cili është plani i Qeverisë, si do ta vazhdojmë rrugën eurointegruese

LEXO MË SHUMË

kasami

Vendimi i Kushtetueses, Kasami: Po punojmë që të kemi një ligj të veçantë për përfaqësimit adekuat të komuniteteve

Shkolla Vizbeg

Konstruksioni i dritares bie mbi punëtoren e higjienës! VMRO akuzon se shkolla e Vizbegut është ndërtuar pa standarde

Goran Mincev

Minçev: Kreshnik Bekteshi ka mbështetur strategji ku thuhej se është tejkaluar nevoja për “Balancuesin”

Bekim Sali

Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

ali ahmeti

Ahmeti: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Nëse Shqipëria futet në BE para nesh, nuk ka asnjë pengesë që të ketë kërkesa ndaj nesh si Bullgaria

IMG_8972

Ademi: Abrogimi i balancuesit, kthim në vitet e 90-ta

taravari

Taravari: Ligji që e propozojmë ne, shumë më i mirë se “Balanceri”

arben taravari

Sfida e Ademit ndaj VLEN-it pas shfuqizimit të Balancuesit, Taravari: BDI 22 vjet ishte në pushtet, na mbetet neve që t’i menaxhojmë këto situata të krizës

INFO

NA NDIQ