Snopçe: Maqedonia e Veriut të tërhiqet nga nisma “Ballkani i Hapur” (Video)

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/03/2022

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Halil Snopçe, kërkon që Maqedonia e Veriut, të tërhiqet nga “Ballkani i Hapur”, pasi vlerëson se Rusia përmes Serbisë mund ta përdorë këtë nismë për t’i realizuar qëllimet e veta në Ballkan, shkruan gazeta LAJM.

“Serbia është shteti i vetëm në Evropë përveç Bjellorusisë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Serbia është shteti i vetëm në Evropë përveç Bjellorusisë, që nuk ka votuar rezolutën e propozuar nga ana e Shqipërisë dhe SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, për ndërprerjen e agresionit rus ndaj Ukrainës. Siç tha edhe lideri ynë z.Sela, nëse ne tani nuk tërhiqemi nga “Open Ballkan”, atëherë Putini mund të shfrytëzojë Sërbinë si “Kali i Trojës” për t’i realizuar qëllimet e veta në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e pa pranueshme dhe Maqedonia njëherë e përgjithmonë duhet të tërhiqet prej kësaj nisme “Ballkani i Hapur” . Paradoksalisht ditën e njejtë kur Serbia nuk votoi rezolutën në Këshillin e Sigurimit për ndërprerjen e agresionit rus ndaj Ukrainës, kryeministri Kovaçevski dhe ministri Osmani pranojnë ministrin e Serbisë, Selakoviç për të biseduar për zbatimin e nismës “Ballkani i Hapur”. Këto janë gjëra qesharake, ne duhet të rreshtohemi qind për qind dhe serioz në këto hapa që i marrim. Duhet të tërhiqemi nga kjo nismë “Ballkani i Hapur”, sepse është në dëm të Evropës në përgjithësi por edhe NATO-s”, tha deputeti i ASH-së Halil Snopçe për gazetën LAJM.

TË FUNDIT

Putin “shkarkon” Lavrovin nga skena ndërkombëtare

Janevska: Do ta respektoj çdo vendim të kryeministrit

Ambasadori i BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave

MPB: Gjashtë persona humbën jetën brenda katër ditëve në aksidente trafiku në Maqedoni, respektoni rregullat e trafikut

Albion Jashari, golashënuesi më i mirë i Super Ligës së të Rinjve në Maqedoni, po shkëlqen me fanellën e Shkëndijës /TABELA

€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË