Snopçe me fjalim në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Erevan

ina-online
ina-online

19/11/2023

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe po merr pjesë në sesionin vjeshtor të asamblesë Parlamentare të OSBE-se që po mbahet në Erevan të Armenisë nga 18-20 Nëntor.

Ai ka theksuar se në këtë sesion të asamblesë parlamentare të OSBE-së ka diskutuar në dy sesione të ndryshme.

“Në sesionin kushtuar sigurisë globale në mes tjerash potencova se po ndeshemi me një situate globale si asnjëherë më parë në shekullin 21. Në mes tjerash, potencova edhe agresionin ndaj Kosovës me 24 shtator organizuar nga forcat paramilitare terroriste të përkrahur nga Serbia. Theksova se profesionalizmi i forcave policore të Kosovës pengoi eskalimin e situatës. Ky sulm terrorist vërtetoi se edhe në Ballkan, ende ka forca të cilët punojnë kundër stabilitetit dhe demokratizimit. Kjo shkon për shtati edhe disa superfuqive që nëpërmjet krijimit të vatrave të reja të krizës, dëshirojnë të shpërqendrojnë vëmendjen nga agresioni i tyre, siç është rasti i Rusisë.

Në sesionin e dytë kushtuar korrupsionit, në mes tjerash potencova se është i patjetërsueshëm arrestimi i zyrtarëve të lartë përgjegjës për korrupsion, sepse nuk mund të luftosh atë nëse i njëjti vazhdon të qëndrojë brenda institucioneve. Korrupsioni paraqet rrezik të gjithmbarshëm dhe duhet vullnet nga ana e gjithsecilit për të vepruar”, bëri të ditur deputeti Snopçe.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

vmro

VMRO: Me Talatin kryeministër, bëhet “BDI-zimi” i Maqedonisë

Krenar Lloga

Lloga: Presim që Palevski të ekstradohet sa më shpejtë! 

INFO

NA NDIQ