Snopçe: provimet e jurispondencës të jepen në gjuhën shqipe

Picture of Ina Online
Ina Online

04/12/2024

Deputeti i koalicionit VLEN nga radhët e ASH-së, Halil Snopçe, foltoren e Kuvendit po e shfrytëzon për të ngritur çështje që janë të rëndësishme për shqiptarët. Ai së fundmi ka kërkuar që shqiptarët të kenë mundësi që provomin e jurispodencës ta japin në gjuhën e tyrë amë, gjuhën shqipe.

“Iu drejtova ministrit për drejtësi me kërkesën që kandidatët shqiptarë të kenë mundësinë që provimet e jurispondencës të japin në gjuhën shqipe. Si shembull pozitiv e mora vendimin e ministrit Azir Aliu në vitin 2023 për mbajtjen e provimeve në gjuhën shqipe në administratë. Para këtij vendimi edhe ato provime jepeshin vetëm në maqedonisht”, ka shkruar Snopçe.

Ai mes tjerash ka informuar që me ardhjen e qeverisë së re nga qershori mjekët profesional mund t’i nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe.

“Prej Qershorit të këtij viti edhe provimet për mjekët profesional jepen edhe në gjuhën shqipe. Pse e njëjta mos bëhet edhe me provimet për jurispondencë? Aq më tepër që kjo është edhe detyrim sipas ligjeve në fuqi të shtetit tonë”, ka ngritur pyetje deputeti Halil Snopçe kundrejt ministrit të drejtësisë nga radhët e ZNAM.

Me këtë pyetje të ngritur nga deputeti Snopçe dëshmohet edhe njëherë se në periudhën kur po propagandohet për gjuhën shqipe, nga foltorja e Kuvendit VLEN kërkon avancim edhe më të lartë deri në përdorimin e plotë zyrtar të gjuhës shqipe.

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË