Solana: Marrëveshja e Prespës model për zgjidhjen e konflikteve tjera në rajon

0

Ish- përfaqësuesi i lartë i BE-së, Havier Solana në një kolumn të botuar në “Projekt Sindikejt” thotë se, marrëveshja e Prespërs mund të shërbej si një model për zgjidhjen e kontesteve tjera në rajonin e Ballkanit.

“Kjo marrëveshje është një frymëzim për një rajon që mbetet i ngatërruar dhe bllokuar nga mosmarrëveshjet rreth identiteteve etnike dhe kombëtare. Ballkani – dhe jo vetëm Ballkani – ka nevojë për një narrativ të ri të bazuar në prioritetet e vërteta të popullit, pikërisht atë që parashikon Marrëveshja e Prespës, thekson ish-kreu i diplomacisë evropiane.

Si shembuj Solana i rënditë kontestin mes Kosovës dhe Serbisë si dhe tensionet politike në Bosnjë Herecegovinë dhe Republikën Serbe.

Por, sipas Havier Solanës, nëse ” nëse e diela përfundon mirë”, gjëgjësisht nëse kalon referendum, ai do ta kthejë shpresën për gjithë rajonin e Ballkanit.

Për Solanën, Marrëveshja e Prespës, po të kalojë, do të nënkuptojë gjithashtu kundërshtimin e “kthesës globale ndaj shovinizmit”. (INA)