Solskjaer e rrit kreativitetin në skuadër, transferon yllin e Juventusit

0

Paulo Dybala po kërkohet nga Manchester United.Manchester United janë të interesuar të nënshkruajnë me yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

‘Daily Mail’ raporton se Ole Gunnar Solskjaer po kërkon transferimin e Dybala, për të rritur kreativitetin në skuadrën, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Juventus janë të përgatitur për të shitur 25 vjeçarin, por nuk do të lejojnë largimin e tij nëse ‘Djajtë e Kuq’ nuk paguajnë 70 milionë euro.

Dybala regjistroi 10 gola dhe pesë asistime në 42 paraqitje në sezonin e kaluar.