Solskjaer: Eliminimi nga Kupa FA është një hap i madh mbrapa

0

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është shprehur i mërzitur me eliminimin nga garat e Kupës FA.
Humbjen nga skuadra e Wolverhampton Wanderers, norvegjezi e ka konsideruar si një hap të madh mbrapa nga skuadra e tij.

Golat e Raul Jimenez dhe Diogo Jota e gjetën Manchester Unitedin me një disavantazh prej dy golave, që në fund doli të jetë i paarritshëm.

“Ne filluan shumë ngadalë, dhe luajtëm në duart e tyre. Posedimi ynë nuk ishte i vlefshëm dhe i shpejtë, kështu që është dëshpëruese” ka thënë Solskjaer, transmeton lajmi.net.

“Ky ishte një hap i madh mbrapa, për shkak të posedimit të dobët dhe pasimeve” ka shtuar norvegjezi.

Manchester United ka humbur dy ndeshje radhazi për herë të parë nën urdhrat e Ole Solskjaer.

Fillimisht, ‘djajtë e kuq’ pësuan kundër Arsenal në kuadër të Premierligës, pastaj në Kupën FA kundër Wolves. /Lajmi.net/