Sommer: Ndjenjë e papërshkrueshme, e prisja me padurim debutimin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21 Janar, 2023

Dëmtimi i Manuel Neuer gjatë pushimeve, ku ishte duke bërë ski i la vend kalimit të portierit zviceran Yann Sommer te gjigandët e Bundesliga.

Në debutimin e tij me fanellën e Bayern, Sommer nuk ka arritur më shumë se barazimi, në transfertën e vështirë që “të kuqtë” patën kundra RB Leipzig, në ndeshjen hapëse të javës së 16-të të Bundesliga-s gjermane, ndeshja kjo e cila ishte e para për vitin 2023 në kampionat gjerman.

Rezultati nuk ishte ai i dëshiruar me “bavarezët” të cilët u ndalën në barazimin 1 me 1, por sërish ish-gardiani i Borussia Monchengladbach gjeti fjalët e duhur për deklaratën e parë si “bavarez”.

“E prisja me padurim debutimin më këtë klub legjendar jo vetëm në tokën gjermane. Ndjenjë e papërshkrueshme, me shokë të rinj, tifozë të tillë dhe objektiva në skaje të largëta.

Është e kuptueshme se rezultati nuk më dha mundësinë e përmbylljes së një ditë të paharrueshme në karrierë, ndonëse ky është vetëm fillimi dhe shumë faktorë do të përshtaten me kalimin e kohës.

Leipzig nuk është kundërshtarë i lehtë, tregues edhe mbi paraqitjen e tyre në sezonet e fundit, sidomos në fushën e vet.

Tashmë të hedhim vështrimin drejt takimit të ardhshëm”,- është shprehur Sommer pas ndeshjes së parë, si “bavarez”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Inzaghi-14-gen

Inzaghi: Ata janë më të fortët në botë, por ne do të japim jetën…

nasser-al-khelaifi-psg

Presidenti i PSG-së po e ndihmon Sheikun Jassim për ta blerë Unitedin

morata

Morata i thotë “Po” Atleticos, gati rinovimi deri në 2026-ën

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Sot, finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, Man City – Inter

mesi-argentina

Zbulohet data kur Messi debuton me Inter Miamin

real-madrid

Një kumanovar, portier i ri i Real Madridit?

inter

Finalja e Champions League, Inter zbret në fushë në stadiumin “Ataturk”

Hakan calhanoglu

Calhanoglu “selam” Interit para finales së Ligës së Kampionëve

struga trim lum

Edis Maliqi largohet nga Struga Trim Lum

INFO

NA NDIQ