“Sondazhet tregojnë se demokratët po largohen nga PD-ja”

ortali i Zenit po behet “streha” e te gjithe kritikeve te liderit demokrat Lulzim Basha, te cilet kerkojne largimin e tij nga drejtimi i PD. Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, njëherësh anëtar i PD-së, Fabian Topollaj, ka vijuar sulmet në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha.

I ftuar në studion e lajmeve të “Syri.net”, e akuzoi Lulzim Bashën, se e ka kthyer PD-në në një persi personale dhe monokratike dhe se nuk dëshiron bashkimin e demokratëve por thjeshtë forcimin e pozitave të tij në parti.

Sipas Topollajt, me lëvizjen e fundit të bërë nga Basha në statutin e partisë, sondazhet tregojnë se demokratët po largohen nga partia.

“PD-së i munguan 230 mijë votues në 25 qershorit. Një grup shumë i madh funksionarësh kanë nënshkruar disa peticione për bashkimin e demokratëve.

Sot përgjigja e vetme që është marrë nga kreu i PD janë disa ndryshe me statut që as nuk i kërkoi askush as nuk ndryshojë asgjë. Askush prej ish-funksionarëve nuk është i bindur që kjo është prova e bashkimit. Demokratët nuk mendojnë se kjo është forma për ringritjen e PD-së. Sondazhet tregojnë se demokratët nuk po shtohen por po largohen.

Nëse Lulzim Basha do ta kishte seriozisht atë që na paraqiti si mjetin për bashkim që janë ndryshimet në statut, do të na ofronte parimin që kryetari është në funksion të partisë dhe kjo partia në favor të kryetarit.

Minimalisht ai duhet të kishte vënë në statut që kryetari jep dorëheqjen kur humb zgjedhjen. Basha thjesht po këmbëngul forcimin e pozitave të tij në PD.

E ka kthyer PD-në në pari monokratike, nuk është më parti e njerëzve, por parti që kërkon ti japë pushtet vetëm një njeriu.

Sot nuk jemi në kushte normale, sepse kryetari nuk është në funksion të partisë, por partia në funksion të kryetarit”, – deklaroi Topollaj.