Sondazhi i fundit, shqiptarët dhe Trump-i

Përderisa mbështetja për Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ka shënuar rënie në shumicën e vendeve të botës, një sondazh nga “Gallup” tregon se kjo mbështetje është më e madhe në Kosovë se në secilin vend të Europës.

Ky sondazh,  i cili u publikua të enjten tregon se rreth 75 %(përqind) e Kosovarëve e mbështesin punën e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Sondazhi vendos Shqipërinë të dytën me një përkrahje për prej 72 % për Presidentin Amerikan.

“Qeverisa Trump në SHBA, gëzon mbështetjen e plotë në vetëm tri vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri dhe Poloni” thuhet në këtë raport, transmeton lajmi.net.

Në raport citohet se nuk është dicka e jashtëzakonshme që Kosovarët dhe Shqiptarët janë në krye të kësaj liste, sepse si zakonisht popullata në këto vende u jep vlerësim të lartë qeverisjeve në SHBA.

Sidoqoftë, raporti tregon se edhe në Shqipëri e Kosovë, mbështetja për SHBA-të ka rënë krahasuar me vitet e tjera.

E  rritje në mbështetjen për Presidentin Amerikan, Donald Trump, kanë shënuar shtetet e Bjellorusisë dhe Maqedonisë.

Ndërkaq, në nivel botëror mbështetja për Trump, ka shënuar një ulje historike, me vetëm 30 për qind përkrahje në këtë nivel.

Fakt jo shumë befasues është që Serbia gjendet në fund të kësaj liste me vetëm 16 për qind të popullsisë serbe përkrahëse e Trumpit.