Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka dhënë një intervistë për “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka diskutuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Në fund të intervistës sondazhi i zakonshëm i këtij emisioni me pyetjen e formuluar “Kush do t’i fitojë zgjedhjet në mesin e Shqiptarëve në Maqedoni?
Sipas këtij sondazhi me 4665 votuesve, 63% e tyre shpallën fitues opozitën shqiptare VLEN kundrejt partisë tjetër në pushtet BDI që mori 37% të votave. (INA)