Sondazhi: Ja kush do ti fitoj zgjedhjet në Kosovë

Qytetarët e Kosovës, aktualisht mendojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka programin më të mirë për të qeverisur Kosovën. Pas saj është vendosur partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.

PDK-ja ka mbetur e treta, e pas saj vjen AAK-ja e Nisma, që bashkë me AKR-në janë në qeverisje.

Të dhënat kanë dalë nga një hulumtim i Institutit të Prishtinës për Studime Politike, saktësisht në pyetjen që ka qarkulluar te 1200 të anketuar, në 38 komuna të Kosovës, se “cilat nga partitë politike mendoni se ka programin dhe politikat më cilësore për të qeverisur Kosovën

“Në përgjithësi, 21.2% e qytetarëve besojnë në programin dhe politikat e LDK, 19.7% besojnë në programin dhe politikat e Vetëvendosje, ndërsa 16.1% besojnë se PDK posedon programin dhe politikat më cilësore për të qeverisur Kosovën”, thuhet në këtë raport. Aty del që AAK-ja e kryeministrit Haradinaj është e katërta me 12.1 %, derisa e Nisma renditet e pesta, me 5.2 5.

Nën 5 për qind e para është PSD-ja, me 2.2%, AKR-ja me 1.6 %, Lista Serbe me 1.1 % dhe Alternativa me 0.2 %.