Sonte nata e tretë e festivalit teatror “Skupifestival”, interesim i shtuar i artdashësve

0

Në Teatrin e Komedisë në Shkup sonte do të jetë nata e tretë e edicionit të 13-të të festivalit teatror “ITF Skupifestival”, ku në skenë do të jetë teatri rus “U mosta – Perm” me shfaqjen “Perëndimi vetmuar”. Të hënën në hapjen e festivalit në skenë ishte Teatri kombëtar i Kosovës – Prishtinë me shfaqjen “Karnevalet e Korçës”, ndërsa mbrëmë publiku artdashës ka ndjekur teatrin bullgar “Vazrazhdanie” nga Sofja me shfaqjen “Xhaxha Vanja”. Festivali ka këtë program deri në fundjavë: nesër do të jetë Studio teatër Poket nga Lubjana me shfaqjen “Gratë e Ibsenit”, të premten më 25 tetor Teatri Puls Beograd & Produksioni Terirem – Beograd me shfaqen “Kiri dhe Klodell”, më 26 tetor e shtunë Teatri Metropol Tiranë, Shqipëri me shfaqjen “Natën Ma” dhe të dielën më 27 tetor Teatri i Komedisë Shkup me shfaqjen “Gra para sulmit nervor”. Bileta mund të blihen në biletarinë e Teatrit të komedisë për çdo ditë nga ora 9 deri 20 dhe mund të rezervohen në numrin 02 311 9990. Çmimi i biletave është 150 denarë për persona deri 29 vjeç dhe pensionistë dhe 300 denarë për të tjerët. (INA)