Sonte përballjet Spanjë – Rusi dhe Kroaci – Danimarkë

0

Sonte do të ketë dy përballje të tjera të fazës me eliminim direkt. Spanja, një ndër pretendentët në këtë kampionat botëror do të ketë përballë Rusinë, vendasit që kërkojnë të shkojnë më tutje. Rusët kanë befasuar të gjithë me rezultatet që kanë arritur në dy ndeshjet e para, por se pësuan humbje thellë në ndeshjen e fundit në grup ndaj Uruguait. Spanja nga ana tjetër ia ka dalë të jetë e para në grup, por edhe këtë me vështirësi të madhe. Sfida mes spanjollëve dhe rusëve do të luhet në orën 16.00.

Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Kroacisë dhe Danimarkës do të luhet në orën 20.00. Kroatët kanë befasuar të gjithë me paraqitjet e tyre fantastike. Ata mundën Argjentinën me rezultatin 3:0 duke bërë që të korrin sukses të jashtëzakonshëm. Danimarka nga ana tjetër është një ekip “muskuloz”, që asnjeherë s’mund të merret lehtë e që arriti edhe barazim me Francën. Përballja europiane do të nxjerr një ekip nga Europa në çerek-finale të Kupës së Botës që po luhet në Rusi.