Sopoti – 20 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

4 Mars, 2023

shkruan: Naser Pajaziti

Më 4 mars të 2003, rreth orës 17:30 një makinë Jeep e misionit të NATO kishte hasur në një minë antitankë në rrugën Sopot- Sushevë (fshatrat në zonën kufitare Maqedoni- Serbi), me ç’rast shpërthimi la të vdekur ushtarët e misionit polak të KFOR-it, një punonjës civil, ndërsa përkhtyesja kishte ngelur e plagosur.

Pa kaluar shumë orë e ditë, njësitet speciale ndërhyjnë në fshatin Sopot, duke arrestuar banorët lokal, të cilët më pas përmes një montimi klasik nga shërbimi sekret dalin fajtor.

Nga një inskenim monstruoz kriminal, 12 banorë të fshatit u shpallën fajtor, edhe ate përmes një dëshmie që ishte bërë nën presion të dhunës makabre. Pas një hetimi të detajuar, përfshirë edhe faktorët ndërkombëtarë, doli se rasti ishte i montuar nga struktura të shërbimit sekret ku pafajësisht u dënuan 12 banorë me 156 vite burg. Gjysma prej tyre thuajse vuajtën dënimin, ndërsa të tjerët ishin arratisur.

Me zbardhjen e plotë të rastit, fajtorë dolën 6 agjentë të shërbimit sekret DSK, të cilët sipas akuzës kishin tejkaluar kompetencat dhe kishin marrë me dhunë deklaratën e dëshmitarit të vetëm të rastit, Ramadan Bajrami.

Po ata megjithatë dolën të pafajshëm dhe nuk u ndërmor asgjë, sepse vepra penale ishte vjetërsuar dhe sipas ligjeve të vendit, nuk mund të merret në shqyrtim. Por, edhe me arsyetimet se dispozitat ligjore nuk lejojnë inicimin e procedurave penale kundër pjesëtarëve të policisë sekrete.

Kjo është drejtësia në këtë vend!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

urim

Ja përse politika shqiptare në Maqedoni ka mbaruar, ka vdekur

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

INFO

NA NDIQ