Sopranoja Elbenita Kajtazi, pjesë e shtëpisë operistike të Hamburgut

“Të jesh pjesë e ansamblit të një shtëpie opersitike sikur ajo e Hamburgut është privilegj shumë i madh, puna dhe përkushtimi i madh që i kam vënë këtij profesioni po më shpërblehet çdo ditë, prandaj miq të dashur nuk duhet dorëzuar asnjëherë sepse asgjë nuk është e pamundur!” , është shprehur Elbenita Kajtazi

Sopranoja nga Kosova, Elbenita Kajtazi, që nga muaji shtator i këtij viti, do të jetë pjesë e shtëpisë operistike të Hamburgut, Staatsoper Hamburg.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sopranoja nga Kosova në rrjetet sociale, duke u shprehur shumë e lumtur për këtë sukses, përcjell albinfo.ch.

“Miq të dashur, sot dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm! Jam e stërlumtur që më në fund mund ta bëj publike! Shtëpia operistike e Hamburgut-Staatsoper Hamburg, ka hapur dyert për mua dhe do të jetë shtëpia ime e radhës në të cilën do performoj shumë role sfiduese por të stërdashura për mua! Të jesh pjesë e ansamblit të një shtëpie opersitike sikur ajo e Hamburgut është privilegj shumë i madh, puna dhe përkushtimi i madh që i kam vënë këtij profesioni po më shpërblehet çdo ditë, prandaj miq të dashur nuk duhet dorëzuar asnjëherë sepse asgjë nuk është e pamundur!” , është shprehur Elbenita Kajtazi. /Albinfo.ch/