Presidenti i Fondacionit të “Shoqërisë së Hapur” të miliarderit amerikan George Soros, Alex Soros, tha se organizata do të heqë dorë nga një sërë aktivitetesh.
Megjithatë, siç shtoi ai, mbështetja e atij fondi në Ukrainë dhe në Ballkan do të vazhdojë.
“Ne do të heqim disa fusha të punës (në Evropë)… Do të bëjmë gjithashtu shkurtime të konsiderueshme të stafit… Nuk ka dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim fondin tonë në Ukrainë,” shkroi Alex Soros në një shkrim për “Politico”.
Ai u zotua gjithashtu të vazhdojë të mbështesë asetet në Moldavi dhe në Ballkan.
Në të njëjtën kohë, Soros beson se fitorja e “Republikanëve MAGA” (fraksioni ekstrem i republikanëve, i quajtur sipas sloganit të fushatës së Donald Trump “Make America Great Again”) në zgjedhjet presidenciale në SHBA në 2024 do të ishte më keq për BE-në, sesa për Shtetet e Bashkuara.
Një rezultat i tillë do të kërcënonte unitetin evropian dhe do të minonte përparimin e bërë në shumë fronte në përgjigje të luftës në Ukrainë.(INA)