Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 sot është 82,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 85 denarë. Dizeli do të vazhdojë të shitet për 74 denarë.
Këto çmime janë nga mesnata pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetik, që dje vendosi uljen e çmimit të benzinës, por jo edhe të naftës.
Benzina Eurosuper BS-95 ulet për 2,50 denarë, ndërsa benzina Eurosuper BS-98 për 2 denarë. Çmimet e Eurodieselit (D-E V), vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe mazutit M-1 NS nuk ndryshojnë, ka vendosur Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.(INA)