Sot, 6 janar, është dita e Ujit të Bekur. Një ditë që festohet nga të krishterët ortodoks. Por është edhe festa e njohur si e Buzmit që është zyrtare në Maqedoni për besimtarët ortodoks dhe ditë jopune.
Festa e Buzmit do të mbahet para Kishës “Shën Kliment Ohri” në Shkup, në organizim të Shoqatës së qytetarëve “Këshilli për festën tradicionale të festës së Krishtlindjes Ortodokse”.
Do të shpërndahen degëzat e pemës së Krishtlindjes ortodokse të cilat janë simbol i lumturisë, dashurisë dhe dritës, me të cilat besimtarët ortodoksë zbukurojnë shtëpitë e tyre në prag të Krishtlindjeve.
Ndërsa, uji i shenjtë ose Uji i Bekuar, siç njihet në fenë ortodokse, është një nga dhuratat më të bukura të Zotit për t’i dhënë një pjesë të shenjtë jetës sonë të përditshme dhe për t’i bërë të shenjta të gjitha gjërat që na rrethojnë.
Por çfarë duhet të dimë për Ujin e Bekuar të kësaj dite të shenjtë? Disa prindër e përdorin shpesh ujin e shenjtë për fëmijët e tyre, ndaj edhe spërkatin lodrat dhe librat e tyre shkollore.