Sot do të kthehen kosovarët, të cilët kishin mbetur në Dubai

0

Aeroplani me 136 persona në bord, rreth gjysma prej tyre shtetas të Kosovës, do të aterojë në aeroportin e Rinasit në Tiranë, e më pas do bëhet akomodimi i tyre.

Ndërsa, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se të gjithë udhëtarët janë të obliguar të kenë me vete maska dhe dorëza.

Ndryshe, të gjithë qytetarët që kthehen në Kosovë janë të detyruar të qëndrojnë shtatë ditë në Qendrën e Studentëve, e cila është shndërruar në karantinë, e më pas atyre u bëhen testet për të kuptuar nëse janë prekur nga koronavirusi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.