Sot është Dita Ndërkombëtare e Femrës në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit(TIK), e cila shënohet në 140 shtete të botës.

0

Iniciativa e Femrave në TIK është një përpjekje me karakter global që synon të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë femrat e reja për ndjekjen e studimeve ku në qendër të vëmendjes kanë sektorin e teknologjisë së informacionit.

Bazuar në raportin e publikuar nga STIKK “Femrat në Teknologji”, në Kosovë vetëm 20% e fuqisë punëtore në sektorin e TIK-ut janë femra, ndërsa situatë e ngjashme është edhe në BE ku vetëm 30% e rreth 7 milionë të punësuarve në sektorin e TIK-ut evropian janë femra. /KosovaPress/