Sot është ditëlindja e ish- presidentit Rugova

0

Sot është ditëlindja 74-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ish-presidenti Rugova ka lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cërcë të Istogut dhe ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.

Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit. Pas luftës LDK-ja i fitoi të gjitha zgjedhjet e organizuara ndërsa që nga viti 2002–2006, ishte president i Kosovës.