Sot është e diela e dytë jo pune në Maqedoni, kudo nuk mund të bëni pazar dhe të pini kafe

Picture of designer@fetishimedia.ch

09/01/2022

Sot është e diela e dytë me radhë që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Ligjin e Punës, sipas të cilit e diela është ditë jopune.

Me këtë masë ligjore, rreth 92 për qind e punëtorëve nuk duhet të punojnë  të dielën. Punonjësit në qendrat tregtare, gjegjësisht qendrat, të cilët do të punojnë të dielën, do të marrin dyfishin e mëditjes ditore, pra mëditjen e rritur me 100 për qind.

Gjithashtu, 2 për qind e xhiros së realizuar në objektet që do të punojnë  të dielave dhe festave do të dedikohet për ndërtimin e kopshteve të reja, përcjell INA.

Javën e kaluar, për shkak të kufizimeve, të dielën ishin të mbyllura shumica e objekteve hotelierike, zinxhirët e shitjes me pakicë, por edhe shumë dyqane të lagjeve që qytetarët ishin mësuar të punonin.

Reagime ka pasur edhe te qytetarët për shkak se punëdhënësit kanë vendosur të mbyllin objektet në vend që t’u japin dyfish mëditje punëtorëve. Të tjera komente ishin në drejtim që sigurisht edhe këta punonjës duhet të kenë pushime.

Bizneset që planifikojnë të punojnë të dielave janë të obliguar që të lajmërojnë, përkatësisht janë të obliguar që të informojnë Inspektoratin Shtetëror të Punës në formularin e paraparë – Raport për punën të dielën, të cilin e gjeni në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Të hënën e kaluar Inspektorati Shtetëror i Punës njoftoi se të dielën ka kryer 36 kontrolle në territorin e Maqedonisë. Tek 9 punëdhënës, përkatësisht persona juridikë janë konstatuar parregullsi, përkatësisht nuk e kanë njoftuar Inspektoratin Shtetëror të Punës se do të punojnë me obligim që del nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës. Objektet që punojnë janë vetëm ato të domosdoshme si furrat, barnatoret, etj. (INA)

TË FUNDIT

BDI duhet të hyjë në garë pa Ali Ahmetin

Ushtria, e kujt!

“Por një natë…”- Ilnisa Agolli flet për ndarjen nga Meriton Mjekiqi?

Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

Çfarë po përgatit produksioni për Gjestin dhe Eglin? Dyshimet e Jul Dedës

Kreu i BDI-së në Reçicë nënshkruajnë deklaratat për veting dhe reformë gjithëpërfshirëse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË