Sot festa e Fitër Bajramit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21 Prill, 2023

Besimtarët muslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Festë e begatshme edhe mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, trevat tjera dhe diasporë.

Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët muslimanë shqiptarë, dhe ata në mbarë botën, do të festojnë këtë festë, informon INA.

Besimtarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe trevat tjera falin namazin e Bajramit në xhamitë qendrore.

Me rastin e kësaj feste nuk kanë munguar mesazhet e urimeve nga bashkësitë fetare dhe personalitete tjera publike.

Veç ritualit fetar, shtëpitë e çdo besimtari mysliman përgatiten me shumë kujdes për tryezën e drekës së festës. Pas faljes se namazit besimtarët e të gjitha moshave shkëmbejnë urimet mes njeri-tjetrit. Solidariteti dhe ndihma ndaj të varfërve janë pjesë e ritit për çdo besimtar mysliman në këtë ditë të shenjtë.

Krerët e bashkësive fetare kanë uruar të gjithë besimtarët kudo që janë me rastin e kësaj feste madhështore fetare duke lutur Zotin Fuqiplotë që të gjithë besimtarëve tua pranojë të gjitha veprat e mira, të gjitha lutjet dhe ibadetet që i kanë kryer gjatë Muajit të Ramazanit. Sipas tyre ky Bajram duhet të shërbejë edhe si festë për solidaritet, pajtim dhe begati për të gjithë. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic erdogan

Vuçiqi i lutet Erdoganit që t’i ndihmojë rreth situatës në Kosovë

ramush haradinaj

AAK e Haradinajt inicon mocion votëbesimi për Qeverine Kurti

veriu i kosoves policia kosoves

Sulmohet një mjet i Policisë së Kosovës në Zveçan

rama kovacevski

Tensionet në Kosovë, Rama nga Bratislava: Po ta donit takimin “të nxehtë”, të kishit sjellë serbët

kfor rakiq

VIDEO/Ushtari i KFOR-it ia numëron Rakiqit dhunën e serbëve: S’lejojmë të përsëritet më

nyt vucic kurti

New York Times për tensionet në Kosovë: Aleati i Putinit kundër Kurtit

gazetaret veri sulm

Sulmohen gazetarët në Zveçan, goditet fizikisht gazetari i RTV21 (VIDEO)

stanishiq simatoviq

Stanishiqi dhe Simatoviqi dënohen me nga 15 vjet burgim për krime lufte në Bosnje e Kroaci

veteran serb

Veteranët serb nga Beogradi si tentuan të futeshin në Leposaviq (FOTO)

INFO

NA NDIQ