Sot festa e Fitër Bajramit

ina-online
ina-online

10/04/2024

Pas 30 ditëve agjërim dhe falje besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.

Një orë pas lindjes së diellit besimtarë të shumtë falën Namazin e Fitër Bajramit nëpër xhami dhe falja tradicionale në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes së agjërimit.

Për besimtarët myslimanë dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Namazi i Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Besimtarët veshin rroba të reja për Bajram, vizitojnë të afërmit dhe miqtë dhe përshëndeten me njëri-tjetrin duke uruar “Gëzuar Fitër Bajramin”.

Ëmbëlsirat përgatiten dhe shpërndahen me pjatën kryesore që është sewayi – kadaif i pjekur, i gatuar me qumësht dhe i servirur me fruta të thata.

Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fitër Bajrami festohet me ëmbëlsira tradicionale të quajtura gjithashtu Meedhi Eid. Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit. Me këtë rast “INA” uron të gjithë besimtarët Gëzuar Fitër Bajramin! (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arber ademi shtabi fronti evropian

Arbër Ademi: BDI fitoi me një dallim të thellë dhe historik (VIDEO)

Azir Aliu

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas, do ta përmirësojmë në periudhën e ardhshme

siljanovska davkova pendarovski stevo

Siljanovska-Davkova në epërsi të thellë, në balotazh me Pendarovskin

bujar osmani arben taravari

Bujar Osmani fitoi me mbi 37 mijë vota përballë Arben Taravarit

hovenier

Hovenier pas takimit Kurti-O`Brien: Presim përmbushjen e obligimeve

bilall kasami

Kasami: Sot BDI feston me vota të blera nga minoritetet dhe shtresat e varfra

stevo pendarovski

Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero

bekim qoku

Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!

INFO

NA NDIQ