Sot festohen Pashkët Katolike

ina-online
ina-online

31/03/2024

Besimtarët katolik sot festojnë Pashkët. Mbrëmë në Katedralen ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë u mbajt mesha e pashkëve. Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji nga kjo meshë përcolli mesazhe paqeje, ndërsa u lut për më shumë mbarësi për besimtarët.

Imzot Dodë Gjergji duke uruar qytetarët e besimit katolik për festën e Pashkëve, ka ftuar të gjithë njerëzit, të bëjnë ç’është e mundur, që të mbizotërojë paqja e vërtetë, harmonia, barazia dhe toleranca fetare.

Ipeshkvi i Kosovës, ka bërë thirrje që paqja të mbretërojë dhe t’iu jepet fund konflikteve kudo në botë.Ai ka folur edhe për rëndësinë e festës së Pashkëve dhe rolin e Shën Nënë Terezës që shërbeu për të mirën e njerëzimit në mbarë botën.Kurse sot nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, të cilës do t’i prijë ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, ndërsa nga ora 19:00 bëhet pritja solemne në Qendrën “BogdaniPolis”, organizuar nga ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji.

Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit. Besimtarët katolikë presin të dielën e Pashkës, e cila njihet ndryshe si Dita e Ringjalljes, duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit të së Premtes./RTKlive

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

UNICEF refugjate

UNICEF përsërit thirrjen për armëpushim pasi numri i fëmijëve të vrarë në Gaza tejkalon 14 mijë

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

nafta tregjet

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

Policia-e-Kosoves-800x445

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Jankoviq i arrestuar nga Serbia

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

CNN: Izraeli e sulmon Iranin

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

INFO

NA NDIQ