Sot fillon procesi gjyqësor për rastin “Reket”

0

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca e parë gjyqësore për rastin “Reket” në të cilin janë të akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13, ish prokurorja speciale Katica Janeva dhe Zoran Milevski-Kiçeec.

Nga arresti shtëpiak në gjykim duhet të sillen të akuzuarit në Katica Janeva dhe Zoran Milevski-Kiçeec, përderisa i akuzuari i parë Bojan Jovanovski nga INP Burgu -Shkupi ku po vuan masën e paraburgimit.

Në ndërkohë,Gjykata e Apelit sot duhet të vendos se a do të mbetet ai edhe më tutje në paraburgim. Avokati i tij Sasho Dukovski kërkon që të lëshohet nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Gjykata Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të këtij viti ngriti akuzë kundër Jovanovskit, Janevës dhe Milevskit.

Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, i akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranim të shpërblimeve për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

“I akuzuari i parë në periudhën prej nëntorit të vitit të kaluar e deri në prill të këtij viti, duke e përdorur ndikimin e tij ndaj të akuzuarit të dytë – prokuror publik, ka ndikuar që të bëhet veprim zyrtar të cilin nuk guxonte ta kryente. Ai, duke i përdorur marrëdhëniet miqësore, ka ndikuar ndaj të akuzuarës së dytë, gjatë zbatimit të procedurës hetuese në lëndën e quajtur ‘Perandoria’, që ta lehtësojë pozitën e dëshmitarit i cili në këtë lëndë është një nga të dyshuarit dhe të cilit me propozim të prokurorit publik i ishte përcaktuar masa e paraburgimit. I akuzuari i tretë kishte kontribuuar për kryerjen e veprës penale për realizimin e takimeve të dakorduara të të akuzuarit të parë me bashkëshorten e dëshmitarit, ndërsa më vonë edhe me dëshmitarin, gjatë kësaj duke i bindur për ndikimin e tij ndaj prokurorit publik”, sqaron Prokuroria Publike.

E akuzuara e dytë e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe pasi i akuzuari i parë bashkë me të akuzuarin e tretë i kishte marrë 500.000 eurot për të cilat ishin marrë vesh nga bashkëshortorja e dëshmitarit ka dorëzuar deri te Gjykata e Apelit në Shkup propozim për përcaktimin e masës më të lehtë – arrest shtëpiak, e cila ishte pranuar. Njëherë, sipas marrëveshjes, pas pagesës së 1.000.000 euro, e akuzuara e dytë ka dorëzuar leje me shkrim deri te gjykata që pasaporta e marrë t’i kthehet përkohësisht dëshmitarit.

Me veprimet e ndërmarra zyrtare, e akuzuara e dytë e kishte shfrytëzuar dhe e kishte tejkaluar pozitën e saj zyrtare dhe autorizimin dhe për vete ka marrë përfitim pronësor në vlerë të madhe edhe atë në sende – mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarëve dhe para në vlerë prej 50.000 eurove, ndërsa për ndikimin e jashtëligjshëm dy të akuzuarit e tjerë kishin pranuar shpërblim prej 1.500.000 eurove. I akuzuari i parë edhe pse i papunë, me xhirollogari të bllokuara dhe pa të ardhura, në fillim të këtij viti kishte blerë për vete mobilie luksoze, veshmbathje dhe këpucë dhe kishte qëndruar në pushimore luksoze – resorte jashtë vendit që na bën të ditur se i ka lëshuar në qarkullim mjetet të cilat i kishte marrë me veprën penale “Pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”.

Në kuadër të rastit “Reket”, Prokuroria hapi hetim të ri i cili ka të bëjë me Aleancën Ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit – Boki 13.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se hetimi për rastin “Reket” është zgjeruar, gjegjësisht është sjellë vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave fizikë dhe një personi juridik, për shkak të dyshimit se i dyshuari i parë ka kryer vepër penale në vazhdimësi “mashtrim” dhe vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”./MIA