Sot fillon viti i ri akademik, Rama uron studentët

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me një urim të veçantë për të gjithë studentët.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë studentët dhe ka theksuar angazhimin e qeverisë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend.

“MIRËMËNGJES

dhe me urimin për çdo student e pedagog për një vit sa më të suksesshëm akademik, si dhe përsëritjen e angazhimit tonë të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkuruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

ndërkohë kujtojmë se sot nis viti akademik dhe studentët pas një shkëputje më shumë se një vit do ti rikthehen në auditor me kushtin e vaksinimit dhe një test negativ PCR./abcnews.al