Sot hidhen shortet në Champions, Europa dhe Conference League

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Mars, 2023

Sot do të hedhen shortet për çerekfinalet e Champions League, Europa League dhe Conference League.

Shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Tetë skuadra në çerekfinale janë:

Benfica

Chelsea

Bajerni i Mynihut

AC Milan

Manchester City

Inter

Real Madrid

Napoli

Në të njëjtën ditë do të hidhen edhe shortet për gjysmëfinalet, duke vënë së bashku ndeshjet çerekfinale.

Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet më 11/12 prill ndërsa ndeshja e kthimit një javë më vonë më 18/19 prill.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 9/10 maj dhe ndeshja e dytë më 16/17 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve 2022-23 do të mbahet në Stadiumin Olimpik Ataturk, në Stamboll, më 10 qershor 2023.

Shorti i çerekfinaleve të Europa Leagues do të hidhet menjëherë pas shortit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Ekipet çerekfinaliste janë:

Feyenoord

Juventus

Leverkusen

Man United

Roma

Sevilla

Sporting CP

Union Saint-Gilloise

Finalja e Europa League 2023 do të luhet më 31 maj, duke u lejuar ekipeve disa javë për t’u përgatitur.

Shorti për çerekfinalet e Europa Conference League do të hidhet nga ora 14:00.

Ekipet kulifikuese janë:

Anderlecht

AZ Alkmaar

Basel

Nice

Fiorentina

Gent

Lech Poznań

West Ham United

Ndeshjet do të zhvillohen të enjten, më 13 dhe 20 prill. /Klankosova.tv

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhaka-ardon-jashari

Tre futbollistë shqiptarë ftohen nga Zvicra

luis-enrique-enrike

Napoli në bisedime me Luis Enrique

arsenal

PSG kërkon Odegaardin nga Arsenali

novak-gjokovic

Federata e Tenisit e Kosovës kërkon dënimin e Djokovicit

mourinho

Mourinho: Vetëm klubet me histori të madhe luajnë dy finale evropiane

Toni_kroos_reuters1551948022

Kroos te Real Madrid sezonin e ardhshëm, zbulon se një bashkëlojtar po largohet nga Bernabeu

busquets-buskec

Barcelona është gati të bëj një ofertë të çmendur për mesfushorin brazilian

novak-gjokovic

Provokatori Gjokoviq nuk ndalet me deklarata anti-Kosovë

juventus

Juve pret një tjetër dënim, vendimi jepet sot

INFO

NA NDIQ