Prej sot i’a nisi me himnin nëpër shkolla, ashtu siç paralajmëroi VMRO-DPMNE dhe kryetari i Gazi Babës

Picture of ina-online
ina-online

30/10/2023

Kryetari i Komunës së Gazi Babës së Shkupit, Boban Stefkovski, mëngjesin e sotëm e ka vizituar shkollën fillore “Kiril dhe Metodij” në vendbanimin Stajkovci, ku mësimi ka filluar me intonimin e himnit shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Stefkovski këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetet sociale, përcjell INA.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski javën e kaluar i bëri thirrje ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri që të obligojë të gjitha shkollat që çdo të hëne të intonojnë himnin e Maqedonisë së Veriut.

“Unë i bëj thirrje ministrit të Arsimit që kjo të bëhet politikë shtetërore dhe njëkohësisht politikë të cilën të gjitha komunat, pa dallim se nga cila parti politike vjen kryetari I saj ta intonojnë himnin e Maqedonisë. Sepse, kemi shtete si përshembull partneri ynë strategjik, SHBA-të që ka shumë nacionalitete por të gjithë qëndrojnë drejtë dhe qetë derisa intonohet himni i Amerikës dhe të gjithë janë krenarë derisa e dëgjojnë himnin e Amerikës dhe të gjithë e respektojnë flamurin e Amerikës, gjegjësisht flamurin kombëtar. Ai që nuk respekton atributet kombëtare të vendit ku jeton atëherë vërtet kemi një problem serioz në sistem”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE. Me intonimin e himnit ka nisur edhe komuna e Aerodromit, që po ashtu udhëhiqet nga një kuadër i VMRO-DPMNE-së.

Por nga ana tjetër, ky vendim është kritikuar nga ana e partive shqiptare. Kryetari i Tetovës dhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tërhoqi vërejtjen që ose të ndërrohet himni shtetëror ose nëpër komunat shqiptare do të intonohet himni shqiptar.

“Himni i shtetit nuk reflekton realitetin multietnik të shtetit dhe shoqërisë në Maqedoni të Veriut, për derisa është ky realitet atëherë ne kërkojmë, këtë qëndrim e kam dhënë si kryetar i komunës së Tetovës, nuk është që është koordinuar me partitë tjera, atëherë kjo nënkupton që ose duhet të ndërrohet himni i shtetit dhe të respektojë diversitetin kulturor dhe etnik, ose nëse bihet vendim që kështu si është të intonohet, atëherë duhet të respektohet përkatësia multietnike e shtetit dhe e shoqërisë dhe në vendet, komunat apo lokalitetet me shumicë shqiptare, si komuniteti i dytë shumicë, duhet të intonohet edhe himni shqiptar”, tha Kasami. Reagime ka pasur edhe nga shoqata qytetare. Vllado Dimovski nga Qendra e Tolerancës tha se këto vendime nuk janë zgjidhje sistemi por vendime parciale. Ai shtoi se patriotizmi nuk guxon të ndërtohet në dëm të edukimit të fëmijëve. Madje, Dimovski kujton se kjo ka të bëj me keqpërdorimin e fëmijëve për fushata të caktuara. (INA)

TË FUNDIT
6 orë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President
10 orë
Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut
11 orë
Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale
15 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
16 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

ME TE LEXUARA

20 orë
Moti edhe sot me temperatura deri 40 gradë
17 orë
Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!
20 orë
MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve
16 orë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët
20 orë
VLEN: BDI dhe satelitët e saj vazhdojnë të shpifin
16 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!
19 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
16 orë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
19 orë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara

LEXO MË SHUMË

Biden

CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President

FB_IMG_1721587620945

Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut

Biden

Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

mickoski djali

LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!

vmro-bdi

VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

vlen

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

adnan azizi

Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!

INFO

NA NDIQ