Sot iku në amshim veprimtari moçëm nga Çikago, Illinois, Tefik Ashiku

ina-online
ina-online

16/10/2023

shkruan: Ramazan Bekteshi

Batalioni i veprimtarëve shqiptarë vazhdon të rrallohet. Sot iku edhe një mohikan që veproi në tokën e Linkoln-it, që nga viti 1968.

Veprimatari Tefik Ashiku veprimtarinë patriotike e filloi në Gjermani në mesin e viteve 60-ta, për ta vazhduar këtej Atlantikut, në SHBA gjer në frymën e fundit.

Ai punoi me përkushtim për çështjen kombëtare dhe ishte një nacionalist i pakompromis që e deshi Bashkimin Kombëtar me kembëngulësi, dhe njëkohësisht ishte edhe një antikomunist i vendosur.

Balli Kombëtar dhe Lidhja Kosovare, ishin këto dy organizata që Tefik Ashiku bashkëveproi një jetë të tërë, në gjirin e sëcilës poashtu vepronin edhe Abaz Ermeni, Luan Gashi e kolosë tjerë të çështjes kombëtare. Z. Tefik ishte një burrë i urtë, bujar që si deshi frakcionet, dhe grindjet e shqiptarëve por si një katalizator bashkëpunoi me të gjithë ata që vepronin për çështjen e pambaruar shqiptare.

Tefik Ashiku ishte në ballë të të gjitha fushatave kombëtare, në ballë të fushatave për miqtë tanë në Kongres e Senat, në kampanjat presidenciale, dhe kudo që nevoitej ndihma e tij. Ishte pjesëmarrës në demonstratat e organizuara kundër dhunës sllave, në demonstratat për liri e pavarësi të Kosovës jo vetëm në Çikago por edhe në Detroit, Nju Jork, para selisë së OKB-së, në Washington DC, përpara Shtëpisë së Bardhë dhe në Kapitoll Hill, si dhe në Dayton, Ohio.

Sjellja e një burri të urtë e bujar, veprimtaria e tij e gjatë vullnetare, dhe fuqia e tij bashkuese do të mbeten si kujtim i paharrueshëm kolektiv i komunitetit shqiptaro-amerikan në Illinois për veprimtarin e respektuar. E pastë të lehtë dheun në vendin e tij ku deshi të prehet, në Kërçovën e tij dhe shumë trimave ndër ta edhe dy kryetrimave, dy Mefailat e Zajazit, dy bashkëluftëtarët e Xhemë Gostivarit, që i adhuronte fort.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-06-15-00-06-197_com.facebook.katana-edit

Madhështore! Kjo vajzë nga Kosova shpallet më inteligjentja në Gjermani

Rushit Ajro

Ndërroi jetë një nga veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptar në Çikago

Screenshot_2023-12-05-16-58-38-812_com.facebook.katana-edit

Shqiptarja Eurona Jakupi, dje refugjate, sot policja më e re në Gjermani!

policia-italiane

Arrestohen “skifterët” shqiptarë në Itali, grabitën 17 banesa

Aksident_Gjermani-780x470

Aksident i rëndë në Gjermani! Autobusi i shkollës përplaset me borëpastruesen, një nxënës i vdekur, disa të plagosur

aksident ambulanta itali

Makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare në Itali

giroud deschamp deshamp

Giroud: Nëse Franca fiton Europianin, tërhiqem nga futbolli!

Foto Ilustrim

“More ti m*t i vogël, ti je shqiptar e nuk flet shqip”? Punonjësi në Zvicër humb durimin me klientin, që nuk deshi te flasë shqip

vrasje

Ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani (FOTO)

INFO

NA NDIQ