Bekim Qoku
Sot Kumanova i dha mbase goditjen fatale BDI-së.
Kumanova qartësoi saktë dy blloqet politike: Bllokun opozitar të shpresës e ndryshimit dhe bllokun e dëshpërimit e të vjetrës të përfaqësuar nga BDI dhe satelitët e saj.
Pas ditës së sotme nuk do të flasim më për humbjen e BDI-së por për thellësinë e humbjes.
Në këto 30 vite pluralizëm, triumfi i të resë, ndryshimit ndaj moçalit të së vjetrës nuk është ndjerë kurrë 3 muaj para zgjedhjeve.