Ditën e sotme, Lutfi Haziri pritet të shpallë kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Sot në orën 13:00, Haziri nëpërmjet një konference për media do të shpallë kandidaturën në selinë e LDK-së në Gjilan.
Ndryshe, përpos Hazirit, LDK ka konfirmuar se në garë për të parin e partisë janë edhe ministri në detarë i Mbrojtjes, Anton Quni, si dhe anëtari i kryesisë, Lumir Abdixhiku.
Zgjedhjet në LDK erdhën pas dorëheqjes së Isa Mustafës.
Mustafa u largua nga drejtimi i partisë, pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Lidhja Demokratike e Kosovës është themeluar më 1989 dhe që atëherë ka pasur tre kryetarë: Ibrahim Rugovën (bashkëthemelues i partisë), Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën.