Sot Maqedonia e Veriut për herë të parë bëhet me kryeministër shqiptar

Picture of INA
INA

28/01/2024

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot pritet të votojë Qeverinë teknike e cila do të drejtohet nga ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Xhaferi në postin e kryeministrit pason Dimitar Kovaçevskin, i cili dha dorëheqje bazuar në Ligjin për zgjedhje, i cili parasheh që në 100 ditë para zgjedhjeve të zgjidhet një Qeveri teknike, e cila ka mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet presidenciale.

Pjesë e Qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta.

Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim.

Xhaferi në postin e kryeministrit teknik është caktuar nga BDI-ja, e cila seancën plenare të 28 janarit e ka cilësuar si “ditë historike”.

“Të dielën, 28 janar zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq dhe për maqedonasit, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkërisht po ndërmarrim përgjegjësinë për t’i prirë vendit jo njëri pas tjetrit, por krahë për krahë për një Maqedoni evropiane”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një mesazh drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

VMRO-ja, edhe pse do të jetë pjesë e Qeverisë, tha se në aktin e votimit do të jetë e përmbajtur.

Nga kjo parti maqedonase thanë se nuk mund të votojnë Talatin Xhaferin për kryeministër, “për shkak të shkeljeve të shumta që ka bërë derisa ishte kryetar i Kuvendit”.

Kundër zgjedhjet së Talat Xhaferit është shprehur edhe opozita shqiptare, e bashkuar në Lidhjen Evropiane për Ndryshim.

Edhe ajo akuzon Xhaferin për “shkelje të shumta” gjatë punës në cilësinë e kryetarit të Kuvendit maqedonas.

“Talat Xhaferi është zgjedhja më e keqe që ka mund të ofrojë BDI-ja. Pas 20 vjetësh në Qeveri, BDI-së në pozita të larta i kanë mbetur njerëzit më të korruptuar dhe njerëzit që më së shumti i kanë bërë dëm çështjes shqiptare. Derisa ishte në krye të Kuvendit, [Xhaferi] ka udhëhequr vetëm politika të partisë së tij dhe jo ato që ishin në interes të qytetarëve”, tha Bilall Kasami, përfaqësues i Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

Për Qeverinë teknike duhet të votojnë gjysma e deputetëve apo 61 nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Edhe pa votat e VMRO DPMNE-së, shumica aktuale ka numrin e nevojshëm për të miratuar Qeverinë e re.

Votimi i Qeverisë teknike duhet të bëhet më së voni deri të dielën në mesnatë./rel

TË FUNDIT
1 orë
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë
5 orë
Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje
5 orë
Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
7 orë
“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit
8 orë
Politikani serb nga Kosova letër Vuçiqit: Ti fshihesh pas sulmit në Banjskë dhe largove serbët e Kosovës nga puna

ME TE LEXUARA

7 orë
“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit
5 orë
Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
15 orë
“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor
5 orë
Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje
14 orë
Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri
1 orë
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë
13 orë
Maqedonia e Veriut ndër vendet me transportin publik më të keq në Evropë
12 orë
Shqipëria hap kapitullin e parë në negociatat e anëtarësimit në BE, Rama: moment historik

LEXO MË SHUMË

policia mvr

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë

kurti rama

Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje

termet

Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

ivan stoilkovic

“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit

Marko Jakshiq

Politikani serb nga Kosova letër Vuçiqit: Ti fshihesh pas sulmit në Banjskë dhe largove serbët e Kosovës nga puna

VLEN Akademia Shqiptare e Shkencave

VLEN: Themelimi i Akademisë Shqiptare drejt realizimit

Edi Rama

Rama: Na vjen keq që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk janë në këtë pjesë të procesit (VIDEO)

Carshia_turist Shkup

Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

vlen-akademia-696x426

VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)

INFO

NA NDIQ