Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Picture of INA
INA

31/01/2025

Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është paraparë të mbahet sot në ora 11:00, pasi të hënën e 27 janarit u shty për shkak se ekipet mbrojtëse patën deklaruar se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës.

E kjo seancë fillestare mbahet sot, në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Prokuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën (15 janar 2025) ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Ditë më parë “Betimi për Drejtësi” ka publikuar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin.

E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

TË FUNDIT

Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për…

“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin

“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

ME TE LEXUARA

1
Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për...
1
“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin
1
“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!
1
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika
1
Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

LEXO MË SHUMË