Sot mbledhja e organeve më të larta të LSDM, dorëheqja e Zaevit në rend dite?

Këshilli qendror i LSDM sot pritet të mbajnë mbledhje emergjente ku do të diskutohen zhvillimet aktuale pas dorëzimit të mocionit të votëbesimit të Qeverisë, pas dorëheqjes së paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev edhe nga posti i kreut të kësaj partie.

Nëse do të miratohet dorëheqja e Zaevit, atëherë sipas statutit partiak, këshilli qendror shpallë zgjedhje të parakohshme për lider partiak, pwrcjell INA.

Megjithatë, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov që u zgjodh kryetar i komunës së Strumicës ka shkruar në rrjetet sociale se nuk është koha për dorëheqje të liderit të tyre Zoran Zaev, por është koha për të falur dhe për të fitore të reja.

Ai ka shtuar se duhet që të lihet kryeministri Zaev që të bëj më të mirë që di ta bëj. (INA)