Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

INA
INA

01/06/2023

Prej sot ndërpritet vendimi i Qeverisë me të cilin ishin të ngrira çmimet e disa produkteve bujqësore, bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, miellit, vajit për gatim, vezëve, orizit, pastave, qumështit dhe produkteve të qumështit.

Pas masës së ngrirjes, tashmë “shkrihen” edhe çmimet e pelenave për fëmijë, letrës higjienike, pecetave të lagura dhe pecetave higjienike.

Autoritetet sigurojnë se nuk do të ketë rritje të çmimeve të këtyre produkteve dhe nëse kjo ndodh, menjëherë do të merren masat e duhura. Situata monitorohet në baza ditore dhe vlerësimi është se për momentin nuk ka vend për luhatje të mëdha çmimesh.

“Sipas të dhënave që disponojmë, çmimet e shumicës së produkteve janë edhe më të ulëta se niveli i ngrirjes që kishim më parë. Nëse nga dita kur vendimi për ngrirjen nuk do të vlejë do të ketë abuzime nga tregtarët, sigurisht që do të pasojnë masa të ndryshme, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Sipas tij, mosvazhdimi i masës për çmimet e ngrira të produkteve bazë, ndër të tjera, vjen si pasojë e rënies së theksuar të inflacionit në vend, veçanërisht për produktet ushqimore.

Pritjet e Ministrisë së Ekonomisë janë që inflacioni në qershor të jetë më i ulët se 10 për qind dhe Bekteshi është optimist se inflacioni total për gjithë vitin do të jetë më i ulët se ai i parashikuar.

Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, vlerëson se nuk ka kushte për rritjen e çmimeve të produkteve pas shkrirjes. Ai gjithashtu shton se Qeveria do të reagojë nëse ka nevojë.

“Janë krijuar të gjitha parakushtet që çmimet të mbeten në të njëjtin nivel, ndoshta edhe të jenë më të ulëta, të gjitha kushtet e mëparshme që u krijuan për rritjen e çmimeve tani janë zhdukur dhe rryma nuk është me çmimin që ka qenë. Çmimi i lëndëve të para në bursat botërore është ulur. Kjo do të thotë se edhe ata që prodhojnë, edhe ata që tregtojnë, i kanë kushtet që realisht të mbajnë çmimet e ulura, siç kanë qenë çmimet e ngrira, edhe nëse janë ulur. Kemi parë që në tregun e perimeve natyrisht që kanë rënë për 40 për qind të çmimeve të ngrira dhe për këtë është marrë vendimi për shkrirjen e tyre”, tha sot Bytyqi.

Vendimi i parë për ngrirjen e çmimeve është marrë më 28 shkurt, kur çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë është ngrirë në 33 denarë, ndërsa më 16 mars Qeveria ka marrë vendim për ngrirjen e çmimeve të disa pastave dhe produkteve të qumështit. Më 21 mars hyri në fuqi vendimi për ngrirjen e çmimeve të orizit dhe vezëve, ndërsa më 5 prill u ngrinë edhe çmimet e 11 llojeve të frutave dhe perimeve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vmro_np

Maqedonia përsëri e jotja” – kjo është moto VMRO-DPMNE-ja për fushatën parazgjedhore

FB_IMG_1713457848339

Sinani ironizon seancën e Frontit Evropian:Fillova punën si eurodeputet

bujar osmani

Osmani: Ta ”pushtojmë” kalanë e fundit të monopolit etnik!

mickoski-1

Zgjedhjet Parlamentare/ Mickoski: Fushatë pozitive për të kthyer shpresën e qytetarëve

mexhiti vlen

Mexhiti: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

taravari vlen lideret

VLEN shpalos programin për zgjedhje: Zhdukje e bixhozit, decentralizim fiskal, aksionet në dorë të qytetarëve

FB_IMG_1713453508018

Taravari: Kërçova është Surpriza më e bukur e kësaj fushate!

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

INFO

NA NDIQ