Sot nis Botërori “Rusi 2018”, gjithçka që duhet të dini

0

Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018” nis sot me ndeshjen midis Rusisë dhe Arabisë Saudite, në stadiumin Luzhniki të Moskës.

32 ekipe do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe sportive. Ndeshjet do të mbahen në 12 stadiume, në 11 qytete.

Ngjarja pritet të tërheqë një milion e gjysmë tifozë në Rusi dhe një audiencë televizive globale prej mbi tre miliardë shikuesish.

Takimi do të nisë në orën 17:00, ndërsa nisjes së topit të parë do t’i paraprijë edhe ceremonia hapëse, me interpretimin edhe të këngëtares shqiptare Era Istrefi, e cila është në krah të Will Smith e Nicky Jam në këngën zyrtare të këtij Botërori.

Fituese e Kupës së Botës më 2014 ka qenë Gjermania, e cila në finale ka mundur Argjentinën.

Nuk do të mungojnë sfidat interesante që në fazën me grupe, si ajo mes Portugalisë dhe Spanjës, me Ronaldo-n që do të sfidojë shokët e tij të Real Madrid.

Por do të jetë interesante të shihet edhe ajo që do të bëjë Messi me Argjentinën e tij, që ka në grup Kroacinë dhe Islandën, dhe do të duhet të vërtetojë se është një lojtarë i madh dhe me Kombëtaren. Duhet të jetë një sfidë e bukur edhe ajo që do të zhvillohet mes Belgjikës dhe Anglisë.

Grupet e Rusi 2018

Grupi A: Rusi, Arabi Saudite, Egjipt, Uruguai

Grupi B: Portugali, Spanjë, Marok, Iran

Grupi C: Francë, Australi, Peru, Danimarkë

Grupi D: Argjentinë, Islandë, Kroaci, Nigeri

Grupi E: Brazil, Zvicër, Kostarikë, Serbi

Grupi F: Gjermani, Meksikë, Suedi, Korea e Jugut

Grupi G: Belgjikë, Panama, Tunizi, Angli

Grupi H: Poloni, Senegal, Kolumbia, Japoni

Oraret dhe datat e ndeshjeve të fazës me grupe

14 qershor Rusi-Arabia Saudite (Grupi A) ora 17:00

15 qershor Egjipt-Uruguai (Grupi A) ora 14:00; Marok-Iran (Grupi B) ora 17:00; Portugali-Spanjë (Grupi B) ora 20:00

16 qershor Francë-Australi (Grupi C) ora 12:00; Argjentinë-Islandë (Grupi D) ore 15:00; Peru-Danimarkë (Grupi C) ora 18:00; Kroaci-Nigeri (Grupi D) ora 21:00

17 qershor Kosta Rikë-Serbi (Grupi E) ora 14:00; Gjermani-Meksikë (Grupi F) ora 17:00; Brazil-Zvicër (Grupi E) ora 20:00

18 qershor Suedi-Koreja e Jugut (Grupi F) ora 14:00; Belgjikë-Panama (Grupi G) ora 17:00; Tunizi-Angli (Grupi G) ora 20:00

19 qershor Poloni-Senegal (Grupi H) ora 14:00; Kolumbi-Japoni (Grupi H) ora 17:00; Rusi-Egjipt (Grupi A) ora 20:00

20 qershor Portugali-Marok (Grupi B) ora 14:00; Uruguai-Arabia Saudite (Grupi A) ora 17:00; Iran-Spanjëa (Grupi B) ora 20:00

21 qershor Francë-Peru (Grupi C) ora 14:00; Danimarkë-Australi (Grupi C) ora 17:00; Argjentinë-Kroaci (Grupi D) ora 20:00

22 qershor Brazil-Kosta Rika (Grupi E) ora 14:00; Nigeri-Islandë (Grupi D) ora 17:00; Serbi-Zvicër (Grupi E) ora 20

23 qershor Belgjikë-Tunizi (Grupi G) ora 14:00; Gjermani-Suedi (Grupi F) ora 17; Koreja e Jugut-Meksikë (Grupi F) ora 20:00

24 qershor Angli-Panama (Grupi G) ora 14:00; Japponi-Senegal (Grupi H) ora 17:00; Poloni-Kolumbi (Grupi H) ora 20:00

25 qershor Arabia Saudite-Egjipt, Uruguai-Rusi (Grupi A) ora 16:00; Spanjë-Marok; Iran-Portugali (Grupi B) ora 20:00

26 qershor Danimarkë-Francë, Australia-Peru (Grupi C) ora 16:00; Islandë-Kroaci, Nigeri-Argjentinë (Grupi D) ora 20:00

27 qershor Meksikë-Suedi, Koreja e Jugut-Gjermani (Grupi F) ora 16:00; Serbi-Brazil, Zvicër-Kosta Rika (Grupi E) ora 20:00

28 qershor Senegal-Kolumbi, Japoni-Poloni (Grupi H) ora 16:00; Angli-Belgjikë, Panama-Tunizi (Grupi G) ora 20:00

Orare, data të ndeshjeve të 1/8-ve

30 qershor 1C-2D (50) ora 17:00; 1A-2B (49) ora 20:00

1 korrik 1B-2A (51) ora 16:00; 1D-2C (52) ora 20:00

2 korrik 1E-2F (53) ora 16:00; 1G-2H (54) ora 20:00

3 korrik 1F-2E (55) ora 16:00; 1H-2G (56) ora 20:00

Orare, data të çerekfinaleve

6 korrik F49-F50 (57) ora 16:00; F53-F54 (58) ora 20:00

7 korrik F55-F56 (60) ora 16:00; F51-F52 (59) ora 20:00

Orare, data të gjysmëfinaleve

10 korrik F57-F58 (61) ora 20:00

11 korrik F59-F60 (62) ora 20:00

Orari i finaleve

14 korrik Finalja për vendin e 3 posto ora 16:00

15 korrik Finalja e Madhe ora 17:00

Komentet

komentet