Sot nuk ka orë policore, prej nesër do të filloj nga ora 24:00 deri në 04:00 të mëngjesit

Orë policore sot nuk do të ketë për shkak të Fitër Bajramit, ndërsa prej nesër do të shkurtohet dhe do të zgjasë nga mesnate deri në orën 4 në mëngjes. Qeveria dje i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe i lehtësoi masat kufizuese deri më 18 maj.

Nga 13 Maji, ora policore do të fillojë nga mesnata dhe do të zgjasë deri në 04.00 të mëngjesit – ka vendosur Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Përmes Facebookut, ekzekutivi ka njoftuar se ky vendim hynë në fuqi nga 12 Maji, por paraprakisht është paralajmëruar se për shkak të festës së Fitër-Bajramit, në natën mes 12 dhe 13 Majit, nuk do të ketë orë policore.

Ambientet e hapura të Objekteve hotelerike do të mund të punojnë deri ora 23.30.

Nga 12 Maji të gjitha eventet dhe ngjarjet mund të mbahen konform protokolleve, vetëm me 30% të kapacitetit në ambiente të mbyllura, kurse do të fillojnë me punë edhe palestrat dhe qendrat e fitnesit.

Autoritetet e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dje njoftuan se masat e reja të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse janë për shkak të stabilizimit të situatës epidemiologjike në vend.

Sipas një Raporti të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën nga 03 deri më 10 Maj për 37.2% janë ulur infektimet e reja me COVID-19, kurse në repartet infektive të Shkupit dhe në spitalet e vendit trajtohen 701 pacientë, kurse njoftohet për 1.000 shtretër të lirë.