Sot për pushtet dhe pasuri po e hamë njëri-tjetrin!

Picture of designer@fetishimedia.ch

30/01/2023

NGA KALOSH ҪELIKU

Fatkeqësisht, Sot shqiptarët nuk bëjnë politikë me armikun historik, por me vetëveten. Nateditë, merren me shpifje dhe thashetheme probagandistike mes tyre duke ia nxjerrë sytë njëri – tjetrit për pushtet: poste politike, pasuri dhe vëllavrasje. Vend për drejtësi nuk u lënë institucioneve shtetërore, por vetë janë edhe gjykatës, edhe hetues, edhe spiunë.

Ngjarje politike, që ndodhin kohën e fundit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sulme për interesa partiake, personale, familjare dhe miqësore me shpifje e vrasje, pa argumente. Edhe, atë: Atdheu, kur është në rrezik.

Dukuri kjo, kur me duart e veta i kanë lidhur sytë e këmbët. Thikën ia fusin vetes pas shpine. Armik, Sot më nuk e kemi shkaun, as turkun, por shqiptarin me trutë dhe këmbët në legen. Nuk bëjmë luftë me armikun historik, por vëllai me vëlla. Popull, i nëmur nga turku.

Përderisa, deri Dje politikanët tanë së bashku hanin kokë më kokë në një legen të “vëllazërim – bashkimit”, në prehërin e Xhadisë, Sot për poste politike dhe pasuri janë duke hëngër njëri – tjetrin me gjithë tesha. Viktimë, përsëri është populli shqiptar. “Fajtori” kryesor, që me vota “demokratike” u dha pushtet, poste politike dhe pasuri. E ato, si politikanë të dalldisur e arratisur ia kthejnë me korrupsion, vjedhje, burgosje, papunësi dhe pëzënje nga vendlindja. Nuk i zgjedhin as armët e luftës për pushtet dhe pasuri. I përdorin gati të gjitha armët e zjarrta dhe të ftohta partiake. Janë përçarë parti më parti politike, dhe vriten për Xhadinë. Cili më parë ta marrë për grua besnike. Edhe pse, mu kjo Xhadi i polli kopila, dhe na i la pas porte. Aqsa, e ngritën nga varri edhe poetin Ali Asllani me poezinë e tij kryengritëse Hakërrim.

Dhe, Sot: përditë themelojmë më shumë parti politike, sesa kemi politikanë. Edhe pse, janë nga i njëti brumë i krundeve nëpër thasët e grisur të kanapit me të cilin nuk bëhet pogaçe, as kulaç për ta pjekur në çerep me saç e shpuzë. Moti, kohë nuk kemi as çerep, e as saç. Shpuzë kemi, por nuk kemi Oxhak. Ose, i kemi, por nuk dimë t’i përdorim, i kemi ekspozuar në muze. Burrat e Sotshëm, nuk i kemi trima si Dje me penë e kobure në brez: kryengritës, bujqër, barinj, por politikanë të dalldisur e arratisur: “analistë” politik, intelektualë dhe akademikë. Gratë tona besnike, nuk janë Teuta Ilire, Shotë Galica, maxhatore, as baresha, por politikane. Popull, që merret me politikë. E, nuk bënë politikë, po fabrika për prodhimin e politikanëve pa brekë. Popull, që me kriminalitet, korrupsion dhe drogë e ka pushtuar botën, por ende nuk e ka çliruar dhe bashkuar Atdheun. Që, hë për hë me këto politikanë të arratisur dhe dalldisur mezi shoh edhe rrugë malore, ose dhiare për në Baba Tomor. Gjak të ri, i cili do t’i pri popullit shqiptar për në Liri. Ditë me Diell. Dhe, Natë me Hënë të plotë mbi lisa, matanë Shtëpisë.
Shkaku, se: Sot, për pushtet, pasuri dhe gra, po e hamë njëri – tjetrin…

TË FUNDIT

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

Alonso: Qëllimi është të kualifikohemi në raundin tjetër të Championsit

Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”

Manaj i dëmtoi djalin! Babai i futbollistit turk: Do shihemi së shpejti, ta premtoj!

Adnan Azizi: Blendi, a e kuptove tani pse gjuha shqipe nuk u zyrtarizua, ke borxh kërkim falje

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË