Sot përcolla nipin e fundit të familjes për në Gjermani!

Bekim Qoku

Sot përcolla nipin e fundit të familjes për në Gjermani. Mjek me profesion.

Para tij iku i vëllai, specialist i IT, që ka lidh kontratë pune me BMW e Bavarisë.
Nga 12 nipër e mbesa të familjes së ngushtë, me ikjen e Jetonit sot, nuk ka mbetur më asnjë prej tyre në Maqedoni.

Dhimbja është e madhe, sepse për këtë gjendjeje fatzeze në vend e fajësoj edhe veten. Se deri ku shkon kufiri i dëshpërimit në këtë vend, nuk e di.