Sot pritet një vendim për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit

Picture of designer@fetishimedia.ch

10/03/2023

Përveç bukës, çmimin e së cilës qeveria e ka ngrirë në 33 denarë, sot pritet ngrirje e re e çmimeve për disa produkte ushqimore.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi dje se do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit.

Me vendimin që pritet të merret nga Qeveria, makaronat, spageti, djathi i bardhë, qumështi, gjiza dhe produkte tjera të qumshtit do të jenë më lirë.

Makaronat, sipas ministrit Bekteshi, do të bëhen më të lira për të paktën dhjetë për qind, ndërsa për produktet e qumështit, prodhuesit do të duhet të presin deri sot për t’u përgatitur sepse, siç tha ai, disa tashmë po i ulin vetë çmimet.

“Qytetarët të jenë të qetë, do të ulen çmimet jo vetëm për këto produkte. Ne do të vazhdojmë me të gjitha produktet ku analizat do të tregojnë se ka fitime apo marzhe më të mëdha se ato që janë të rregullta”, theksoi dje Bekteshi.

Siç njoftoi Bekteshi, pritet që gjatë ditës së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski të informojnë për vendimet për ngrirjen e çmimeve.

Qeveria në fund të shkurtit e ngriu çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë nga 450 gramë në 33 denarë pasi analizat e Ministrisë së Ekonomisë dhe kontrollet inspektuese treguan se disa kompani nuk i ulën çmimet në përputhje me rrethanat edhe pse përdorën rrymë të subvencionuar.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski më pas në një konferencë për media tha se nuk do të lejojë rritje të paarsyeshme të çmimeve.(INA)

TË FUNDIT

Zëvendësministri Iseni vizitoj SPB në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë do t’i dërgohet Komisionit të Venecias përpara se të hyjë në Kuvend

Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Përfaqësuesit e VLEN në Prishtinë në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Mickoski: Artan Grubi iku me veturë diplomatike, po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të arratisurit nga drejtësia

Taravari: 26 vjet nga çlirimi i Kosovës – koha për t’u çliruar nga ngërçi politik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË