Sot pritet të nisin negociatat Ukrainë-Rusi

Picture of INA
INA

16/05/2025

Edhe pse negociatat ndërmjet delegacionit ukrainas dhe atij rus në Stamboll ishte planifikuar të nisnin më 15 maj, kjo nuk ndodhi, dhe gjithë kaosi përfundimisht çoi në shtyrjen e takimit.

Stambolli, vendi ku Evropa takohet me Azinë, dje nuk u bë vendi ku u takuan zyrtarët ukrainas dhe rusë.

Pasi u bë e ditur se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në negociata dhe se do të dërgojë një ekip ndihmësish dhe zyrtarësh të tjerë, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shfaqi një lloj rezervimi, duke vendosur që ta dërgojë ekipin e tij disi më vonë se ai rus.

Lideri ukrainas, gjatë një konference për shtyp më 15 maj, njoftoi se nuk do të marrë pjesë personalisht në negociatat e ardhshme me Rusinë në Stamboll, por se do të dërgojë një delegacion të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Gjithashtu, nga Ukraina u bë e ditur për gazetarët se Putini ka dërguar një ekip “të nivelit më të ulët” negociatorësh dhe se, në thelb, e gjithë kjo do të jetë një “shfaqje ruse për publikun” që nuk ka për qëllim arritjen e paqes.

https://x.com/nexta_tv/status/1923282146728284602?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1923282146728284602%7Ctwgr%5E7b10492b1c94c368f25ef917f52198f9d47f2894%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpas-nje-dite-kaosi-sot-pritet-te-nisin-negociatat-ukraine-rusi%2F

“Për fat të keq, rusët nuk janë mjaftueshëm seriozë në lidhje me negociatat… Nga respekti për presidentin Trump dhe presidentin Erdogan, kam vendosur që tani ta dërgoj delegacionin tonë në Stamboll”, ka deklaruar Zelensky.

Nga ana tjetër, delegacioni rus i udhëhequr nga ndihmësi i Putinit, Vladimir Medinsky, ka deklaruar se do t’i presë ukrainasit në Stamboll për të nisur bisedimet e para të drejtpërdrejta që nga viti 2022.

“Sot në mëngjes, saktësisht që në orën 10:00, do të presim palën ukrainase, e cila pritet të arrijë në takim. Ne jemi të gatshëm për të punuar”, ka thënë ai.

Trump për paqen në Ukrainë: Asgjë nuk do të ndodhë deri sa ta takoj personalisht Putinin
Më 15 maj në Stamboll, Medinsky theksoi se delegacioni rus ka të gjitha kompetencat dhe autorizimet e nevojshme për zhvillimin e negociatave.

Ndihmësi presidencial shtoi se delegacioni rus është i përkushtuar ndaj një qasjeje konstruktive dhe ndaj gjetjes së zgjidhjeve të mundshme dhe pikave të përbashkëta.

TË FUNDIT

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji NUK KALON

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

VIDEO/Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?

SHBA zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor: Kërcënohet siguria

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË