Sot pritet të takohen Cipras dhe Kamenos, a do të votohet Marrëveshja Prespës?!

0

Partnerët e koalicionit në Qeverinë greke, Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos sot në orën 10.30 sipas kohës lokale do të mbajnë takim, publikuan mediat greke, duke iu referuar burimeve qeveritare. Sipas informacioneve të njëjta, Cipras ka ftuar Kamenosin për takim.

Paraprakisht, mediat në Greqi, shkruan se sipas informacioneve të partisë Grekët e Pavarur, takimi është caktuar për të hënën në mesditë.

Megjithatë për takimin e sotëm të dy partnerëve të koalicionit, në të cilin do të bisedojnë për të ardhmen e bashkëpunimit të tyre në Qeveri tani për tani nuk ekziston konfirmim zyrtar apo paralajmërim as prej kabinetit të Ciprasit e as prej Grekëve të Pavarur, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Jozyrtarisht ishte paralajmëruar se Kamenos dhe Cipras do të takoheshin më herët, megjithatë takimi nuk u mbajt ndërsa arsyeja sipas liderit të Grekëve të Pavarur ishte vonesa e votimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni.