Sot pritet zyrtarizimi i hyrjes së ASH-së në Qeveri, LSDM dhe BDI heqin dorë nga një ministri

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/02/2023

Aleanca për Shqiptarët (ASH) sot pritet të shpallë vendimin për hyrjen e saj në Qeveri duke komunikuar edhe programin dhe kulaçin e përfituar të pushtetit.

Kreu i kësaj partie, Arben Taravari ka paralajmëruar se sot mund të dalin me vendimin final për t’iu bashkuar pushtetit aktual.

Nga resorët ministror do ti takojnë Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë dhe një post zëvendëskryeministri, siç është ai për luftimin e korrupsionit.

Burime partiake thanë për INA, se nga Qeveria pritet të përshëndeten zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi nga LSDM, ndërsa nga BDI do të largohet ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini.  Në këtë rast sipas kombinimeve, LSDM do të marr Ambientin Jetësor, ndërsa ASH merr postin e Bytyqit ose me shumë gjasë zëvendëskryeministrin për luftimin e korrupsionit.

Por nëse Alternativa vendos që të braktis Qeverinë, atëherë, ASH do të heq dorë nga posti i zvkryeministrit dhe do të marr edhe Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.  Megjithatë sot pritet finalizimi i bisedimeve mes Alternativës dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, duke kumtuar më pas vendimin se a dalin apo mbesin në Qeveri.

Përpos ministrive, janë siguruar tre poste zvministrash për ASH, edhe ate në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Bujqësisë.

Nga ndarja e drejtorive, ASH pritet ti takojnë deri 30 drejtori, përfshirë edhe njësi rajonale. Drejtoria për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR), MEPSO, Hekurudhat, Rrugët e Maqedonisë, Posta e Maqedonisë, inspektorate dhe poste zv/drejtorësh, Prokuroria e Shtetit.

Por përpos tyre, ASH do të drejtoj me spitalet në disa komuna dhe Qendrën Klinike në Shkup.

Deri në fund të javës pritet që oferta të shqyrtohet nga kryesitë qendrore të të gjitha partive të koalicionit, pas së cilës do të nënshkruhet kontrata e bashkëqeverisjes. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Nora-Taravari-921x614

Zonja Nora Taravari tregon për jetën me doktorin dhe arsyen pse ai vendosi të kandidojë për president

zoran-milanoviq

Presidenti kroat: Vuçiq ma çoi një letër 5 faqëshe, por ne e mbështesim Kosovën në KiE- me shqiptarët jemi të afërt dhe miq

FB_IMG_1713389349313

Bajqinovci: Na vjen keq, Bujar Osmani loboi kundër Kosovës

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

INFO

NA NDIQ