Sot protesta e opozitës në Tiranë, kryeministria blindohet me 1600 policë, Rama në Berat

0

Opozita ka thirrur sot një protestë, kundër qeverisë së kryeministri Edi Rama. Tubimi është parashikuar të nisë në orën 11 përpara kryeministrisë, ndërsa që në orët e para të mëngjesit qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur drejt Tiranës.

Kjo është protesta e dytë pas asaj të 16 shkurtit para kryeministrisë, ku nuk munguan incidentet.

Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Gjithashtu opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetit dhe thotë se nuk do ndalet deri në largimin e Edi Ramës. Plani i masave të marra nga policia për sot janë të njëjta me ato të protestës së 16 shkurtit, ndërsa ka refuzuar kërkesën e PD kërkesën për të protestuar pa afat. Ashtu si në 16 shkurt, PD kërkonte që leja për tubim që nistë në orën 11:00 por të ishte pa një afat mbarimi të përcaktuar. Policia e ka refuzuar lejen me argumentin se duhet përcaktuar orari i mbylljes së tubimit. Në kërkesën e saj, PD njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit. Në terren pritet të angazhohen 1600 efektivë policie, ndërsa përqëndrimi më i madh i tyre do të jetë pranë Qeverisë.
Mirëpo kryeministri Edi Rama sot vazhdon turin nëpër rrethe, duke qëndruar në Berat. (INA)