Sot protestohet në Tetovë kundër hapjes së kazinosë afër çerdhes “Rinia”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2022

Sot në ora 14:00 qytetarët do të protestojnë kundër hapjes së kazinosë së re e cila po ndërtohet shumë afër çerdhes “Rinia”, në vendndodhjen e ish fabrikës së “Teteksit” dhe e njëjta pritet të jetë me përmasa të mëdha. Protesta do të fillojë nga rreth rrotullimi te ish fabrika “Teteks”, rrugës industriale.

Protesta do të përkrahet edhe nga Komuna e Tetovës, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe nisma “Më mire për Tetovën”.

Lëvizja Antibixhoz kërkon nga autoritetet të harmonizojnë qëndrimet dhe të sjellin ligj që do të mbrojë qytetarin, ku kërkojnë që këto lojërat e fatit të jenë larg 3 kilometra larg objekteve të interesit publik.

Ligji aktual në fuqi parasheh që objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve të karakterit publik.

Ministria e Financave përgatiti ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese e cila parasheh që hapësirat ku zhvillohen këto lojëra të fatit të janë gjysmë kilometria apo 500 metra larg shkollave dhe universiteteve. Ligji është dorëzuar në Parlament nga Qeveria në qershor të këtij viti, dhe ende është në Parlament.

Rikujtojmë që ishin pikërisht protestat e qytetarëve bashkë me Lëvizjen Antibixhoz së bashku me qytetarët të cilët ndaluan hapjen e kazinosë afër Universitetit të Tetovës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Meliza Haradinaj

Ish-ministrja e Kosovës: Roli i Shqipërisë nuk ka qenë dobiprurës këto kohë për ne

Bujar Osmani

Bujar Osmani ‘thumbon’ Albin Kurtin: Kush prish marrëdhëniet me SHBA-të, i bën dëmin më të madh shqiptarëve

Presheva lugine

Kërkohet hapja e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, dorëzohet shkresa në Universitetin e Beogradit

merko ramiz

Akuzë për Merkon i cili bleu “Audi” luksoze 67.000 euro derisa Komuna e Strugës e kishte llogarinë e bllokuar

KRESHNIK-SPAHIU

Spahiu: Është koha që Shqipëria dhe Kosova të armatosen fuqishëm ushtarakisht

punetor ndertimi

Maqedonia e Veriut ka 9 518 vende të lira të punës

naser zyberi

Ziberi: MPB të punojë me më shumë efikasitet në nxjerrjen e dokumenteve personale

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Propozim-vendimi për rroga më të ulëta të funksionarëve dhe deputetëve u mbështet nga Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime

gazi-baba

Komuna e Gazi Babës në Shkup ende nuk po zbaton gjuhën shqipe

INFO

NA NDIQ