Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

INA
INA

29/02/2024

Të enjten, në Tiranë, do të mbahet samiti BE-Ballkan Perëndimor, një ditë pas samitit Evropë Juglindore-Ukrainë, përcjell Reporteri.net.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse në Samitin mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në Tiranë, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar presidentja, Vjosa Osmani, ku mori pjesë në Samitin për Ukrainën.

Megjithatë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë dje në takimin ministerial për Planin e Rritjes të organizuar në Tiranë, ku ishin prezent zëvendëskryeministra e ministra për Integrimin Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarisht, nuk dihet nëse ai do ta përfaqësojë Kosovën.

Gazeta Online Reporteri.net ka dërguar pyetje të martën në Presidencë dhe në Qeveri për të kuptuar nëse presidentja Osmani apo kryeministri Kurti do të marrin pjesë në Samitin mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kanë kthyer përgjigje.

Lista e plotë e pjesëmarrësve:

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë

Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi

Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës

Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal

Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s

Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore

Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin

Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor

Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)

Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës

Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pasaporta

Dy muaj pritje për një pasaportë

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Screenshot_2024-04-17-17-23-19-952_com.facebook.katana-edit

Glauk Konjucva në kafe me liderët e VLEN-it, në Çarshinë e Shkupit

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Nga nesër rrjedh afati i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

IMG_1188

Serbia bllokon shtetasit e Kosovës edhe në Tabanoc

kufiri kroaci serbi

Kosova u bën thirrje qytetarëve të saj të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi

mihalis rokas

Diplomati grek, Rokas edhe zyrtarisht ambasador i ri evropian në Shkup

INFO

NA NDIQ