Sot shpallet aktgjykimi për rastin e Muhamed Zekirit

ina-online
ina-online

01/12/2023

Në Gjykatën Penale të Shkupit, për në ora 13.00 është caktuar seancë në të cilën gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska do ta shpallë aktgjykimin për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i u gjykua për akuzë të Prokurorisë, për lidhje kontratave për shërbime konsulente për analizimin e situatave në Postat dhe Hekurudhat e RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”.

Në fjalët përfundimtare, Zekiri mohoi akuzën e Prokurorisë në tërësi

“593 ditë zgjatë drama ime personale as fajtor e as borxhli, siç dëshmoi rrjedha e gjykimit, 593 ditë agoni në të cilat jeta imë është përmbysur, aq ditë kanë vuajtur edhe anëtarët e familjes time, të cilët janë edhe më pak fajtor dhe borxhli”, tha Zekiri.

Ai porositi gjykatën që në atmosferë të bindjes së përgjithshme të korruptimit të politikës në tërësi, nuk duhet të lejojë që përskaj të thatit të digjet edhe i njomi, pasi akuzat e Prokurorisë sipas tij janë të pabaza.

Nga ana tjetër, Prokuroria e përfaqësuar nga prokurorja Katerina Kolareviq nuk heq dorë nga akuza, sipas të cilës, Zekiri në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht. Për këtë, Zekiri tërësisht mohon duke theksuar se vlera e 147.000 eurove është për TVSH.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

INFO

NA NDIQ