Sot takimi Mickoski-Taravari, ASH do mbetet apo do të dal nga Qeveria?!

Picture of Ina Online
Ina Online

05/05/2025

Kryeministri Hristijan Mickoski për sot ka paralajmëruar një takim me kreun e ASH-së, Arben Taravari për të diskutuar për raportet brenda koalicionit pas çarjes së koalicionit shqiptar VLEN që është pjesë e koalicionit qeveritar, përcjell INA.

ASH u nda nga koalicioni VLEN pas mosmarrëveshjeve për garimin në zgjedhjet lokale të vjeshtës, gjë që partia e udhëhequr nga Taravari kërkoi të dal në zgjedhje me lista të veçanta këshilltarësh, gjë që ishte e papranueshme për partnerët e koalicionit, mirëpo nga këta të fundit pasuan akuza për një bashkëpunim të Taravarit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Kjo situatë ka bërë që të vijojnë debatet brenda koalicionit se në Qeveri nuk mund të qëndroj dikush që bashkëpunon me BDI-në.

Mickoski dje theksoi se në takimin e paralajmëruar personalisht do t’ia parashtrojë Taravarit pyetjen nëse ai ka ndonjë marrëveshje me BDI-në, gjë që sipas tij, si kryeministër, është e papranueshme.

“Edhe në atë takim dua të dëgjoj qartë qëndrim, edhe mediat do ta dëgjojnë qëndrimin, nëse është e vërtetë që ekziston marrëveshje mes partisë së z. Arben Taravari dhe BDI-së që në të paktën pesë apo gjashtë komuna, pa i spekuluar emrat, ku ai do të kandidoj me kandidat, BDI të mos nxjerrë kandidat të saj për kryetarë komunash, gjë që së pari nënkupton vetëposhtërim si parti politike, dhe së dyti se do ta mbështesin në heshtje. Kjo për mua si kryeministër është e papranueshme”, deklaroi Mickoski.

Largimin nga Qeveria e kanë bërë të qartë edhe krerët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi. Ata kanë theksuar se  Taravari duhet të largohet nga Qeveria, sepse nuk mund të jetë njëkohësisht pjesë e Qeverisë dhe të bashkëpunojë me BDI-në.

“Sigurisht që tash në koordinim me pjesën tjetër të qeverisë, me partnerët e qeverisë, do të sjellim vendimin e fatit do të kisha thënë, të qeverisë dhe koalicionit qeveritar, por edhe njëherë po e përsëris që çdokush që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin, të cilin ne e kemi akuzuar dhe vazhdojmë ta akuzojmë për korrupsion, për krim dhe keqpërdorim 20-vjeçar të pozitave publike, nuk është e mundur të jetë pjesë e qeverisë, por përsëri them, është një vendim formal që duhet ta biem si partnerë të koalicionit qeveritar”, deklaroi javën e kaluar,  Bilall Kasami nga VLEN.

Por, Taravari gjatë një deklarate të fundit theksoi nëse kryeministri Mickoski vlerëson se Qeveria nuk ka nevojë për ASH-në, atëherë do të largohen nga qeveria.

“Qeverinë e formon kryeministri. Kam folur me kryeministrin dhe do të flas sërish. Nëse ai mendon se ASH nuk duhet, nuk e kemi problem (të largohemi nga Qeveria). Megjithatë, besoj se partia duhet (në Qeveri). Këtë nuk mund ta thotë askush tjetër përveç atij që formon qeverinë. Nuk duhet të nxitohemi”, theksoi Taravari për daljen e mundshme të partisë së tij nga shumica parlamentare.

Shumica aktuale parlamentare që formoi Qeverinë numëron 64 deputetë të VMRO-DPMNE dhe ZNAM dhe 14 deputetë të koalicionit VLEN, por me daljen e ASH-së me 5 deputetë, atëherë VLEN do të tkurret në 9 deputetë dhe do të varet se a do të ketë bashkëngjitje të deputetëve të tjerë shqiptarë nga koalicioni Fronti Evropian në përbërjen aktuale qeveritare. (INA)

TË FUNDIT

VIDEO/Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË